Telegrafi

Argjentina pa problem ndaj Venezuelës, Messi me shok në gjysmëfinale përballë Brazilit

Lautaro Martinez dhe Lionel Messi . (Photo by Bruna Prado/Getty Images)

Argjentina është skuadra e dytë gjysmëfinaliste në Copa America.

Skuadra e udhëhequr nga Lionel Scaloni në çerekfinale e ka mposhtur Venezuelën me rezultat të pastër 2-0.

Vetëm pas 10 minutash lojë argjentinasit kaluan në epërsi 1-0.

Lionel Messi dhe Lautaro Martinez. (Photo by Lucas Uebel/Getty Images)

Lionel Messi harkoi bukur në zonë, ndërsa Sergio Aguero asistoi tek sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez që shënoi me thembër për 1-0.

Me epërsinë minimale të Argjentinës përfunduan 45 minutat e para të kësaj ndeshje.

Edhe në pjesën e dytë argjentinasit ishin më të mirë ku arritën të realizonin edhe një gol.

Argjentina. (Photo by Bruna Prado/Getty Images)

Sergio Aguero goditi fuqishëm nga distanca, ndërsa topin e kthyer nga portieri në portë e dërgoi Giovani Lo Celso për 2-0.

Kësisoj argjentinasit kanë siguruar gjysmëfinalen në Copa America.

Në gjysmëfinale Argjentina do të përballet me rivalin më të madh të tyre Brazilin. /Telegrafi/