Telegrafi

Argjentina në epërsi ndaj Francës, Mercado shënon pasi devijon goditjen e Messit

Kombëtarja e Argjentinës ka kaluar në epërsi ndaj asaj të Francës pasi ka gjetur edhe golin e dytë në ndeshjen e 1/8-tës të Kupës së Botës.

Është mbrojtësi, Gabriel Mercado, i cili ka shënuar për epërsinë e Argjentinës 1-2.

Goli i Mercados erdhi pas një devijimi që i bëri goditjes së Lionel Messit duke mos i lënë asnjë mundësi portierin Hugo Lloris.

Ky gol erdhi në minutën e 48-të të ndeshjes.

Goli i parë për Argjentinën u shënua nga Angel Di Maria. /Telegrafi/