Organi qeverisës financiar i Argjentinës po mendon të përjetësojë fituesin e Kupës së Botës, Lionel Messin, duke e vendosur fytyrën e tij në një kartëmonedhë prej 1000 pesos.
Por sa vlejnë 1000 pesos që do të vendoset fytyra e Lionel Messi? Pak më pak se gjashtë euro!
Të paktën, kaq vlerësohet në euro kartëmonedha argjentinase 1000 Pesos, në të cilën Banka Qendrore e Argjentinës thuhet se po konsideron ta vendosë fytyrën e futbollistit.
Sipas gazetës El Financiero, organi qeverisës financiar i shtetit të Amerikës së Jugut po shikojnë opsione për të shënuar triumfin historik të vendit të tyre në Kupën e Botës.
Vendosja e fytyrës së lojtarit në kartëmonedhë thuhet se është një opsion i preferuar pasi shifra fillon me “10” – numri i fanellës që e ka bart lojtari i kombëtares së Argjentinës, shkruan The Sun.
Dhe në anën e pasme të parasë është sugjeruar që të mbishkruhet “La Scaloneta” – pseudonimi i kryetrajnerit argjentinas, Lionel Scaloni.
Kujtojmë se Banka Qendrore e Argjentinës prezantoi monedha komerciale për të përkujtuar triumfin e parë të vendit në Kupën e Botës në vitin 1978.
Messi aktualisht po shijon lavdinë në Kupën e Botës, pasi më në fund fitoi trofeun e vetëm që i kishte munguar gjatë karrierës si futbollist.
Ai shënoi dy herë në finalen e paharrueshme të cilën Argjentina e fitoi me penallti pasi barazoi 3-3 me Francën.
Messi, 35 vjeçar u shpall lojtari më i mirë i turneut, megjithëse Këpucën e Artë e fitoi francezi, Kylian Mbappe, i cili shënoi “hat-trick” në finale. /Telegrafi/