Argjentina arriti të fitojë 111-107 derbin amerikano-jugor në Basketboll ndaj Brazilit, pas një përballje shumë emocionuese që u zgjidh vetëm pas dy kohësh shtesë, pasi koha e rregullt përfundoi 85-85.
Campazzo dhe Nocioni ishin dy yjet e fomacionit të Hernandezit, që udhëhoqën ekipin e tyre në suksesin e 3-të në grup duke rrezikuar madje shumë dhe pozitat e rivalëve të tyre historik për kualifikimin.
Brazili që e mbylli periodën e parë me një -9 në tabelën elektronike, arriti të kthejë ndeshjen para pushimit, ku vajti me një +8 për shifrat 52-44.
Argjentina arriti të afrohej sërish në shifra, aq sa deri 3.8 sekonda para fundit Brazili ishte +3 përpara për shifrat 85-82, por një top I vjedhur në tabelë nga Campazzo I dha mundësinë Nocionit, që të shënonte nga vija për 3 duke cuar ndeshjen në shtesë.
Dhe shtesa e parë nuk nxori dot një fitues me Ginoblin që gaboi aksionin e fundit për Argjentinën dhe sfida kërkoi një tjetër kohë shtesë. Campazzo me dy 3 pikësha radhazi I dha Argjentinës një +8 në rezultat, por Brazili arriti të afrohej deri në -1 pikë. Atëherë kur pati mundësinë të fitonte ndeshjen, Brazili gaboi duke I dhënë shansin Argjentinës që në fund të fitonte me rezultatin 111-107 duke marrë fitoren e 3-të në grup, ndërsa Brazili me 1 fitore e 3 humbje, duhet detyrimisht të fitojë ndaj Nigerisë në sfidën e fundit./Supersport/Telegrafi/
https://youtu.be/57NgnnplGhw