Ka përfunduar Copa America 2024 me Argjentinën që ka mbrojtur titullin e kampionit.
Për të mësuar fituesin e ri të Kupës së Amerikës u desh të zhvilloheshin 120 minuta dhe Argjentina fitoi me rezultat minimal 1-0.
Ndeshja filloi me vonesa të mëdha për shkak të kaosit që kishin shkaktuar tifozët duke mos mundur të futen në stadiumin Hard Rock në Florida.
LA DECIMOSEXTA. pic.twitter.com/5ChlcjxpJw
— CONMEBOL Copa América™️ (@CopaAmerica) July 15, 2024
Përkundër rasteve të mira të shënimit nga të dyja kombëtaret, 90 minutat u mbyllen me rezultat të bardhë 0-0.
Argjentina mbeti edhe pa Lionel Messin, pasi tetë herë fituesi i Topit të Artë u lëndua dhe u largua nga loja në minutën e 66-të.
Megjithatë Lautaro Martinez e vendosi këtë ndeshje, kur në minutën e 112-të zhbllokoi ndeshjen.
Giovanni LeColso asistoi bukur te Lautaro i cili me tu futur në zonë goditi dhe realizoi për t’i dhënë triumfin Argjentinës me rezultat 1-0.
Kësisoj Argjentina fiton për herë të dytë radhazi Kupën e Amerikës dhe për herë të 16-të në histori të tyre. /Telegrafi/