Telegrafi

Argjentina mposht Brazilin, vendos goli i Lionel Messit

Argjentina dhe Brazili kanë zhvilluar një ndeshje miqësore që doli të jetë e fortë, ndërsa në fund iu takoi argjentinasve me rezultat 1-0.

Ndeshja nisi me dy penallti, për secilën skuadër nga një.

Fillimisht penalltinë e fitoi Brazili, kur Leoandro Paredes e pengoi në zonë njërin nga sulmuesit brazilian.

Nga pika e bardhë gjuajti Gabriel Jesus që nuk e qëlloi fare portën.

Pas tri minutash Argjentina fitoi penallti, me Alex Sandron që e pengoi Lionel Messin në zonë.

Ishte pikërisht Messi që gjuajti nga pika e bardhë, nga ku fillimisht gjuajtja e tij u prit nga Alisson, por nga topi i kthyer shënoi për 1-0.

Messi u kthye të luajë për Argjentinën pas një dënimi disa mujor.

Ndeshja nuk solli më gola dhe u mbyll me fitoren e Argjentinës në këtë miqësore. /Telegrafi/