Telegrafi

Argjentina me presidente

Ndërsa janë numëruar rreth 20 për qind të votave, ish zonja e parë e Argjentinës ka siguruar 43 për qind të votave, duke lëne mbrapa rivalët e saj.

Do të nevojitet më shumë kohë për të konfirmuar rezultatin përfundimtar por për përkrahësit e zonjës Kirchner është vetëm çështje kohe për rezultatin e pashmangshëm.

Bashkëshorti i saj ka qeverisur këtë vend gjatë një periudhe shumë të vështirë ekonomike pas vitit 2001.

Ajo ndodhet përballë një Argjentine tjetër, por disa thonë se edhe sot rrethanat nuk janë të favorshme me rritjen e krimit dhe inflacionit. /bbc/