Telegrafi

Argjentina goditet nga një tërmet me magnitudë 6 të shkallës Rihter

Një tërmet me magnitudë 6 të shkallës Rihter ka goditur sot Argjentinën veriperëndimore.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka bërë të ditur Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Sipas të dhënave, epiqendra ishte 175 kilometra në perëndim të qytetit të San Salvador de Jujuy, në një thellësi prej 171 kilometrash.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar apo edhe dëme materiale. /Telegrafi/