Kombëtarja e Argjentinës ka fituar me lehtësi 4-1 ndaj Guatemalës në miqësoren përgatitore para nisjes së Copa America më vonë këtë muaj.
Ekipi i Lionel Scalonit po tregon formë të lartë para nisjes së Copa America, pasi ka triumfuar pa shumë vështirësi ndaj Guatemalës në ndeshjen e zhvilluar në ‘FedEx Field’ të Marylandit.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe me më shumë raste nga Argjentina, e cila shënoi edhe dy gola.
Megjithatë, goli i parë u shënua nga Guatemala, e cila kaloi në epërsi pas një autogoli të Lisandro Martinez (4’), por pastaj doli në skenë dyshja Lionel Messi-Lautaro Martinez.
Ylli i Inter Miamit shënoi fillimisht në minutën e 12-të për 1-1, ndërsa Lautaro në minutën e 39-të shënoi për epërsinë 2-1.
The easiest goal Leo Messi will ever score 🙃
Watch Argentina vs. Guatemala on Max or truTV 📺 pic.twitter.com/NbQokeYY9F
— B/R Football (@brfootball) June 15, 2024
Lautaro Martinez from the penalty spot!
— F.C. InterData (@Fcinterdata) June 15, 2024
Në pjesën e dytë, Argjentina ishte dukshëm më e mirë, duke mbajtur ritmin, menaxhuar lojën dhe shënuar edhe dy gola tjerë.
Goli i tretë erdhi pas një asistimit të Messit për Lautaron (66’), i cili shënoi për epërsinë 3-1, ndërsa Messi shënoi në minutën e 77-të një gol të bukur për rezultatin përfundimtar 4-1. /Telegrafi/
Enzo Fernandez with a lovely pass into Messi who plays it to Lautaro 🔥 pic.twitter.com/j94tB5nKt5
— LONDONSFIRST™ (@LondonsFirst_) June 15, 2024
MESSI & DI MARÍA 😍😍
— All About Argentina 🛎🇦🇷 (@AlbicelesteTalk) June 15, 2024