Telegrafi

Argjentina emëron Scalonin në vend të Sampaolit, Aimar ndihmës-trajner

Lionel Scaloni dhe Pablo Aimar do të marrin përgjegjësinë e trajnuesve te kombëtarja e Argjentinës në baza të përkohshme pas largimit të Jorge Sampaolit.

Scaloni ishte asistent i Sampaolit në Kampionatin e fundit Botëror në Rusi, ku kombëtarja Albiceleste u eliminua me një humbje 4-3 kundër fituesve të Francës në raundin 1/16-tës.

Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja mes federatës dhe trajnerit, Sampaoli merr dëmshpërblim dhe largohet nga Argjentina

Në anën tjetër ish-mesfushori i kombëtares argjentinase, Aimar, ka mbajtur rolin e trajnerit të Argjentinës U-17 në vitin e kaluar dhe tani do të jetë ndihmës-trajner.

“AFA ju informon se Lionel Scaloni do të drejtoj miqësoren e radhës së Argjetninës, ndërsa ndihmës do të jenë Pablo Aimar dhe Martin Tocalli”, thuhet në njoftimin e federatës argjentinase të futbollit.

Scaloni së bashku me Messin gjatë një stërvitje me Argjentinën

“Më vonë do të vendosim se kush do të marrë rolin në mënyrë të përhershme”.

Aimar gjatë kohës sa ishte lojtar i Argjentinës

“Ne do të marrim kohën tonë për të bërë zgjedhjen e duhur”, ka thënë presidenti i federatës, Claudio Tapia, gjatë të enjtes.

Ndeshja e ardhshme e Argjentinës është kundër Guatemalës më 7 shtator në Los Angeles, përpara një takimi me Kolumbinë në Neë Yersey katër ditë më vonë. /Telegrafi/