Lionel Scaloni dhe Pablo Aimar do të marrin përgjegjësinë e trajnuesve te kombëtarja e Argjentinës në baza të përkohshme pas largimit të Jorge Sampaolit.
Scaloni ishte asistent i Sampaolit në Kampionatin e fundit Botëror në Rusi, ku kombëtarja Albiceleste u eliminua me një humbje 4-3 kundër fituesve të Francës në raundin 1/16-tës.
Në anën tjetër ish-mesfushori i kombëtares argjentinase, Aimar, ka mbajtur rolin e trajnerit të Argjentinës U-17 në vitin e kaluar dhe tani do të jetë ndihmës-trajner.
“AFA ju informon se Lionel Scaloni do të drejtoj miqësoren e radhës së Argjetninës, ndërsa ndihmës do të jenë Pablo Aimar dhe Martin Tocalli”, thuhet në njoftimin e federatës argjentinase të futbollit.
“Më vonë do të vendosim se kush do të marrë rolin në mënyrë të përhershme”.
“Ne do të marrim kohën tonë për të bërë zgjedhjen e duhur”, ka thënë presidenti i federatës, Claudio Tapia, gjatë të enjtes.
Ndeshja e ardhshme e Argjentinës është kundër Guatemalës më 7 shtator në Los Angeles, përpara një takimi me Kolumbinë në Neë Yersey katër ditë më vonë. /Telegrafi/