Telegrafi

Argjentina e mund Suedinë

 Kjo ndeshje ishte tejet interesante nga fillimi. Argjentina kaloi menjëherë në epërsi, kur pas një goditje të Higuain, Lustig shënoi në portën e tij për epërsinë e Argjentinës pas tre minutash lojë.

Suedia u përgjigj shpejt. Jonas Olsson realizoi pas asistimit të Kim Kallstrom për 1-1 dhe barazimin. Sidoqoftë, Sergio Aguero e kaloi përsëri në epërsi Argjentinën me një gol maestral (19’).

Higuain e mbylli pjesën e parë (23’) me golin e tij për 3-1.

Në pjesën e dytë Suedia edhe pa Ibrahimovicin tentoi të kthehej, por gjithë ajo që skandinavët bënë në këtë takim ishte edhe një gol për 3-2 që ishte dhe rezultati përfundimtar. /Telegrafi/