Përfaqësuesja e Argjentinës e ka mbyllur me epërsi 1-0 pjesën e parë në ndeshjen ndaj Australisë në kuadër të 1/8-tës në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Albiceleste ka dominuar 45 minutat e parë ndaj Socceroos, duke krijuar disa raste dhe duke gjetur edhe një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 35-të me anë të Lionel Messit, i cili shënoi për 1-0.
Argentina are ahead at the break 👊#FIFAWorldCup | #Qatar2022
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) December 3, 2022
Ekipi i Lionel Scalonit gjithashtu pati 61 për qind të posedimit të topit, kundrejt 39 të Australisë.
Argjentina gjithashtu kompletoi 356 pasime nga 392 tentime, ndërsa Australia kompletoi vetëm 217 pasime.
Australia gjatë 45 minutave të parë pati dy kartonë të verdhë, teksa Argjentina asnjë. /Telegrafi/