Site icon Telegrafi

Argjentina e anulon miqësoren me Izraelin, shkak kërcënimet e kryetarit të Federatës Palestineze të Futbollit dhe protestat e palestinezëve

Të shtunën ishte planifikuar që Argjentina të zhvillonte një miqësore me Izraelin në Jerusalem, por që tashmë është anuluar zyrtarisht.

Sipas medieve spanjolle dhe atyre argjentinase kjo ka ndodhur për shkak të protestave të palestinezëve para qendrës stërvitore ku përgatitej Argjentina, por edhe kërcënimeve të kryetarit të Federatës së Futbollit Palestinez, Jibril Rajoub.

Vendimi është marrë që ndeshja të anulohet, edhe pse ishte miqësorja e fundit e paraparë që të zhvillohej për Argjentinën para Kampionatit Botëror.

Trajneri Jorge Sampaoli dhe lojtarët e tyre të martën gjetën një numër të madh protestuesish para qendrës stërvitore në Barcelonë.

Rajoub shkoi aq larg sa që kërkoi që fotot dhe fanellat e Lionel Messi dhe të Argjentinës të digjen.

“Messi është simbol i paqes dhe dashurisë”, thuhej në fillimin e komunikatës së Federatës Palestineze të Futbollit.

“Do të fillojmë një fushatë kundër FA-së argjentinase, duke u fokusuar personalisht në Messin, i cili ka dhjetëra milion ndjekës në vendet arabe dhe myslimane”.

“Ne do tu kërkojmë të gjithëve që të djegin fanellat e tyre me emrin e tij dhe posterat e tij”, thuhej në komunikatë.

Argjentina po kërkon tani një rival për një tjetër miqësore, që do të zhvillohet në Barcelonë. /Telegrafi/

Exit mobile version