Argjentina dhe Spanja u desh që të bëjnë dy ndryshime të mëdha në fanellat e tyre për Lojërat Olimpike.
Kompeticioni në Paris dhe fushat tjera përreth, filluan të mërkurën, me 16 ekipe pjesëmarrëse në aksion.
Argjentina dhe Spanja janë dy ekipet favorite për ta fituar këtë kompeticion, me këtë të fundit që pësoi një prej humbjeve më të diskutueshme në histori ndaj Marokut në Saint-Etienne.
Të gjitha shtetet duhet të respektojnë rregullat olimpike dhe ta kenë flamurin e tyre kombëtar në krahasim me logon e tyre të futbollit.
Por ka gjithashtu edhe rregulla shtesë të cilat Argjentina dhe Spanja, fanellat e të cilave prodhohen nga marka Adidas, duhej t’i përshtateshin.
Sipas Footy Headlines, ka ndryshime tejet të dukshme në fanellat e tyre të zakonshme, kjo për shkak të qëndrimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) kur bëhet fjalë për markën.
Në edicionin e sivjetëm të Copa Americas dhe Euro 2024, fanellat kishin një logo të madhe të Adidasit në anën e djathtë të fanellës.
Sidoqoftë, për garat olimpike ato duhej të ishin në një madhësi më të vogël. FIFA dhe IOC lejojnë të njëjtën madhësi të logos prej 20 centimetrash, por llogaritin matjet në një mënyrë tjetër.
Përveç kësaj, lejohet vetëm një formë e markës , që do të thotë se tre shiritat ikonë të Adidas-it janë hequr plotësisht nga majat e fanellave./Telegrafi/