Telegrafi

Argëtonte fëmijët në kopshtin zoologjik duke luajtur në kafaz me tigrin, por shikoni çfarë i ndodh (Foto/Video)

Një tigër gjigant ka sulmuar befasisht një punonjëse të kopshtit zoologjik, të cilën e tërheq zvarrë në prezencë të fëmijëve të tmerruar nga frika.

Në një video të postuar në internet, shihet se si një nënë ia mbyllë sytë vajzës së vet derisa tigri kërcen mbi trajnerin Vicenta Pages në Alabama të Shteteve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.

Derisa ajo po tërhiqej zvarrë nga tigri, kolegu i saj David Donnert intervenon duke goditur kafshën Ghandi me një shkop, me shpresën se do ta lërë rehat Vincentan.

Por fatmirësisht trajnerja e kopshtit zoologjik ka shpëtuar me vetëm disa gërvishtje të vogla, dhe për këtë duhet ta falënderojë kolegun i cili e parandaloi më të keqen. /Telegrafi/