Telegrafi

Argëtim i papërshkrueshëm për fëmijët në Vitaland!

Vitaland, vendi më i dashur për fëmijët në qendrën tregtare Central Park, vazhdon të sjellë argëtim dhe gëzim për të vegjlit me aktivitete të shumta çdo fundjavë.

Më 3 gusht, Vitaland organizoi një sërë aktivitetesh të mrekullueshme për fëmijët, duke i dhuruar një përvojë të paharrueshme.

Në videon përmbledhëse, mund të shihni pamje të hapesirave të lodrave të Vitaland, ku fëmijët luajnë me shumë entuziazëm. Përveç këndit të lodrave, fëmijët u argëtuan me facepainting, performanca të magjistarëve, akrobateve dhe këmbëgjatëve.

Të gjitha këto aktivitete u ofruan pa asnjë kosto shtesë, duke e bërë përvojën në Vitaland edhe më të veçantë.

Vitaland është vendi ideal ku fëmijët mund të argëtohen dhe të mësojnë në të njëjtën kohë, ndërsa prindërit mund të shijojnë momente relaksuese duke i parë fëmijët e tyre të lumtur.

Siç edhe tashmë është bërë traditë, Vitaland organizon aktivitete të reja çdo javë për fëmijët dhe do të vazhdojë të ofrojë argëtim deri në përfundim të sezonit veror.

Ejani dhe përjetoni gëzimin në Vitaland, ku fëmijët gjithmonë gjejnë diçka të re për t’u argëtuar dhe për t’u kënaqur. 

Krejt u kënaqa!