Telegrafi

Argeta Junior merr çmimin “Euro EFFIE 2010”

Kështu Argeta Junior me gjithë konkurrencën e fortë të markave globale, që tregtohen në tregun evropian, fitoi medaljen e bronztë. Ndërsa njëkohësisht shtatori fillon me shije – me shijen e re për më të vegjlit Argeta Junior SuperTuna, e cila bashkon fileton e tunës së cilësisë së parë, karrotën, domaten e thatë dhe sasinë e duhur të erëzave natyrale.

Suksesin e markës Argeta e plotësuan edhe rezultatet e shkëlqyera të biznesit
brenda tetë muajve në vitin 2010, të cilat i tejkaluan rezultatet e të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, hyrja në zinxhirin tregtar zviceran “Migros”.

Juria ndërkombëtare, e cila përbëhet nga drejtorë, këshillues dhe ekspertë nga kompanitë më të mëdha botërore si dhe agjenci komunikimi, vlerësoi që, fushata Argeta Junior me një gërshetim të aktiviteteve komplekse, të cilat i përkushtohen si markës Argeta Junior, ashtu edhe prezantimit të shijes së re “Argeta Junior pizza”, meriton çmimin prestigjioz “Euro EFFIE 2010”.

Fushata gjithëpërfshirëse e Argeta Juniorit, e cila u krijua në bashkëpunim me Droga Kolinskën dhe agjencinë Publicis, arriti sukses të madh katër tregjet evropiane.

Enzo Smrekar, drejtori i përgjithshëm i biznesit të Grupit Droga Kolinska dhe drejtor gjeneral i biznesit të programit Pashteta, tha se synim i kompanisë është që Argeta të bëhet numri 1 në Evropë mes pashtetave dhe kremrave të ndryshëm ushqimorë për lyerjen e bukës.

“Për këtë arsye çmimi ‘Euro EFFIE 2010’ është për ne edhe një konfirmim se, me zhvillimin e mëtejshëm të markës Argeta jemi në rrugën e duhur”, theksoi Smrekar. /Telegrafi/