Telegrafi

Aretha Franklin në gjendje të rëndë shëndetësore

Aretha Franklin është “e sëmurë rëndë”, sipas një personi të afërt me këngëtarin veterane të muzikës soul.

Burimi, i cili foli në kushte anonimiteti, konfirmoi për Associated Press se Franklin është shumë keq.

Këngatarja 76-vjeçare anuloi koncertet e planifikuara më parë këtë vit për shkak të shqetësimeve shëndetësore dhe u urdhërua nga mjekët që të pushoj në dy muajt e ardhshme.

Vitin e kaluar, Franklin kishte zbuluar se ky 2018-ta do të jetë viti i fundit që do të performojë në koncerte të ndryshme pas publikimit të albumit në bashkëpunim me Steve Wonder.

Një burim i TMZ-së kishte pohuar se këngëtarja i ka thënë “përgatitu, se po vdes”.

Franklin, karriera e së cilës përfshin shtatë dekada, është më e njohur për këngët që përfshijnë “Espect” dhe “(You Make Me Feel Like) A Natural Woman”.

Fituesja e 18 herë i Grammy Awards është një nga artistët me albumet më të shitura të të gjitha kohërave dhe u fut në Sallën e Famës së “Rock and Roll” në vitin 1987. /Telegrafi/