Samir Handanovic duket se po kalon stinorin e tij të fundit te Interi.
Portieri slloven është edhe dy vite nën kontratë me Interin, por duket se klubi zi kaltër nuk po beson më në të.
Sipas asaj që ka shkruar Corriere Dello Sport, Interi e ka gjetur zëvendësuesin e Handanovicit në Ligue 1.
Është portieri kampion bote, Alphonse Areola që pritet të jetë zëvendësues i sllovenit te Interi.
Areola nuk po ka hapësira të shumta te PSG dhe ka kërkuar largimin nga klubi parisien.
Për ta transferuar francezin në San Siro, Interi duhet të paguajë rreth 25 milionë euro.
Interesim për Areolan kanë shprehur edhe dy skuadrat tjera italiane Roma dhe Napoli. /Telegrafi/