Ardon Jashari po bën të gjithë të flasin për talentin e tij, pasi të martën, ai u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes mes Atalantas dhe Club Brugge, ku skuadra belge fitoi 3-1 në Bergamo dhe u kualifikua në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.
Jashari, 22-vjeçari i cili luan për Zvicrën, ishte motori i mesfushës së Club Brugge, duke u shpallur edhe lojtar i ndeshjes nga UEFA.
Ai u shfaq i gjithanshëm, duke mbajtur rolin kryesor si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Ekspertët e UEFA-s vlerësuan paraqitjen e tij, duke theksuar se ai ishte pjesëmarrës aktiv në dy nga golat e skuadrës së tij.
🇨🇭🌟| Ardon Jashari (DM, 22)
Club Brugge vs Atalanta
7 Passes Into Final Third ✅
100% Tackles Won 💪
6 Recoveries 🚑
3 Clearances 🪖
3 Duels Won ⚔️
2 Chances Created 🎨 pic.twitter.com/AX0x5Vscjy— w/scout (@widescouting) February 18, 2025
“Jashari ishte motori i ekipit sonte. Ai u shfaq kudo në fushë, duke ofruar vrapime të rëndësishme në sulm dhe duke mbrojtur me efikasitet. Kontributi i tij ishte vendimtar për fitoren”, ishte vlerësimi i ekspertëve pas ndeshjes.
Me paraqitjet e tij të shkëlqyera, Jashari po tërheq vëmendjen e skuadrave të mëdha evropiane dhe transferimi i tij në një top-klub duket gjithnjë e më i mundshëm në të ardhmen e afërt. /Telegrafi/