Telegrafi

Arditi Tahiri është ylli i javës në BKT Superligë

Drita është rikthyer te fitoret në elitën e futbollit kosovar.

Skuadra gjilanase ka triumfuar në udhëtim te Malisheva me rezultat minimal 0-1.

U desh inkuadrimi i sulmuesit të talentuar Ardit Tahiri në lojë, që Drita të shënojë fitore në udhëtim te Malisheva.

Tahiri shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje, derisa për të ishte goli i tretë sezonal.

Sulmuesi i Dritës është shpallur futbollisti i javës nga Federata e Futbollit të Kosovës në bashkëpunim me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare.

Njoftimi i plotë nga FFK:

Ardit Tahiri, YLLI I JAVËS

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“YLLI I JAVËS” i xhiros së 3-të në BKTSuperligë është̈ shpallur futbollisti Ardit Tahiri i FC Drita.

Tahiri, 18 vjeçar, në 3 xhiro ka shënuar 3 gola, të cilët i kanë siguruar rezultate pozitive ekipit të tij dhe është golashënuesi i vetëm i Drita FC në edicionin e #BKTSuperliga 2021/22

Çmimin “Ylli i javës” e dorëzoi Fadil Sylejmani, menaxher i degës së BKT-së në Gjilan. /Telegrafi/