Drejtori i festivalit “Kënga Magjike”, Ardit Gjebra, qysh nga tani ka filluar me përgatitjet e këtij kompeticioni muzikor.
Me anë të një postimi të publikuar në rrjetet sociale, ai ka njoftuar fansat për disa detaje dhe ndryshime të festivalit përgjatë këtij viti.
“Këtë vit në Kënga Magjike veç artistëve në netët finale do të votojë edhe publiku, këtë vit do të votojë edhe Juria e ‘New Artist’, vetë Juria këtë vit do të ketë ndryshime, këtë vit nuk po i tregoj të gjitha, di vetëm që ky edicion do të jetë thjesht ai që do donte publiku dhe artistët! Ndaj kush mendon të jetë pjesë e magjisë 2019, le të fillojë përgatitjet që tani, të tjerat na i lini ne”, ka shkruar Arditi në Instagram.
Kujtojmë që vitin e kaluar çmimin kryesor të festivalit e fitoi Flori Mumajesi, ndërsa konkurrentë më të afërt për çmimin kryesor ishin Aurela Gaçe me Eli Farën që u renditën në vend të dytë, si edhe Fifi dhe MC Kresha që zunë vendin e tretë.
Edhe vitin që lamë pas kishte pakënaqësi të mëdha nga këngëtarët për mënyrën e votimit me ç’rast erdhi edhe te këto ndryshime nga producenti Gjebrea. /Telegrafi/