Javë më parë erdhi në skenën tonë muzikore një ndër duetet më të mira shqiptare të kohëve të fundit.
Bëhet fjalë për bashkëpunimin mes Pirro Çakos dhe Xhensila Myrtezajt, të cilët sollën këngën që tashmë është shndërruar në hit, “Sekreti im”.
Por, duket se kantautori nuk do të ndalet me kaq sepse po përgatit edhe një këngë të re për fansat dhe publikun e gjerë.
Kështu së paku thotë miku i këngëtarit, Ardit Gjerbrea, i cili duket se është ndër të parë që ka dëgjuar këngën më të re të Pirros.
” Pirro Çako nuk ndalet! Sapo ka dalë nga “furra” një tjetër superkëngë!”, ka shkruar në llogarinë personale të Instagramit, Gjerbrea.
Ndryshe, “Sekreti im” deri më tani është shikuar mbi 5.1 milionë herë në platformën YouTube. /Telegrafi/