Telegrafi

Ardit Gjebrea përlotet teksa rrëfen momentin më të vështirë të jetës

Ardit Gjebrea ishte dje në një takim me studentë, jo në rolin e moderatorit që bën prej aq vitesh, por në rolin e të intervistuarit.

I pyetur nga një studente se cili ishte momenti kur ishte rrëzuar dhe më pas kishte gjetur forcën për t’u ringritur, Gjebrea kujtoi momentet e vështira të emigrimit në Itali, vitet ‘92-‘93, transmeton mapo.al.

“Ishte 31 dhjetor dhe unë me gruan dhe djalin që ishte vetëm 2 vjeç kishim gjithsej vetëm 30 mijë lireta, që janë pak a shumë 30 mijë lekë të vjetra. Ne duhet të festonim Vitin e Ri dhe të vazhdonim jetën me aq para. Nuk kishim asgjë për të ngrënë. E kishim traditë në familjen tonë, unë kisha marrë gjithmonë një dhuratë… (përlotet)… dhe unë vajta i bleva djalit tim një makinë të vogël, 5 mijë lireta… Ishte një moment shumë i vështirë, por ka kaluar. Ndaj djali im është forca ime që më frymëzon gjithmonë”.

Pas këtij rrëfimi Gjebrea u dha një mesazh të rinjve studentë në sallë: që duhet të jenë mirënjohës për sakrificat e prindërve të tyre dhe t’ua shpërblejnë.