Telegrafi

Ardit Gjebrea për një ditë bëhet lypsarë (Foto)

Në këtë të diel “njohëm” Ardit Gjebrean, në versionin e një lypësi. Prezantuesi i njohur, si çdo të diel ka rubrikën e tij, “24 orë me…”.

Këtë fundjavë ai ia kishte kushtuar një lypësi. Pasi ka ndenjur afër me një nga ata, që fati e ka lënë mënjanë, Arditi ka mësuar shumë për jetën e vështirë.

Ishte pikërisht djaloshi Genti, ai që i ka treguar prezantuesit të njohur jetën e vështirë.

Por përveç kësaj, Gjebrea është veshur si një lypës dhe ka dalë në rrugët e kryeqytetit.