Site icon Telegrafi

Ardit Gjebrea njofton se emri i tij po keqpërdoret nga faqe false në rrjetet sociale, që po u kërkojnë të dhëna personale ndjekësve

Foto: Ardit Gjebrea/Instagram

Këngëtari i njohur, Ardit Gjebrea, së fundmi po përballet me një problem kibernetik.

Persona të paautorizuar po keqpërdorin emrin dhe imazhin e tij, për të hapur faqe ku po u kërkojnë të dhëna personale njerëzve që i vizitojnë këto faqe në rrjetet sociale.

Përmes një shkrimi në InstaStory, Gjebrea u bëri thirrje ndjekësve të tij që të mos bien pre e këtyre mashtrimeve.

“Kujdes! Mos jepni asnjë të dhënë tuajën personale, nëse ju kërkojnë nga llogari të ndryshme me emrin tim në Facebook ose Instagram! Mos hyni në asnjë lojë që ka emrin apo foton time. Gjithçka është një tallje e dikujt! Vetëm kjo është faqe e imja, e verifikuar”, ka shkruar Ardit Gjebrea në InstaStory.

Foto: Ardit Gjebrea/InstaStory

Kujtojmë që janë të shumtë fytyrat publike që po u keqpërdoret emri në të tilla forma në rrjetet sociale nga persona të ndryshëm.

Një gjë e tillë i ndodhi pak ditë më parë edhe prezantueses së njohur, Rudina Magjistari, e cila njoftoi se është hapur një faqe false me emrin e saj në Facebook, ku njoftohej se do jepeshin shpërblime në vlerë monetare për personat që do komentonin apo do bënin pëlqime. /Telegrafi/

Foto: Rudina Magjistari/InstaStory
Exit mobile version