Artisti i mirënjohur shqiptar, Ardit Gjebrea, është nderuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Kryetari i Bashkisë e ka mirëpritur dhe e ka vlerësuar atë me titullin “Mirënjohja e Qytetit”.
“I lumtur që nderuam kantautorin Ardit Gjebrea me titullin ‘Mirënjohja e Qytetit’ për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në muzikën dhe kulturën shqiptare”, ka shkruar ai.
Tutje, theksoi: “E vlerësoj shumë angazhimin e tij për të mbështetur artistët e rinj dhe për të ndriçuar skenën tonë. Faleminderit, Ardit”.
Të pranishëm kanë qenë edhe artistë të tjerë përfshirë, Marsela Çibukajn dhe Anxhela Peristerin.
Karriera e tij është e lidhur ngushtë me televizionin pasi jo vetëm që ka drejtuar programe të rëndësishme televizive, por është edhe producent i “Kënga Magjike”.
Ai tani është i pranishëm në ekranet e shqiptarëve me programin “E diela shqiptare”. /Telegrafi/