Telegrafi

Ardit Gjebrea i kthehet muzikës, paralajmëron duetin e ri (Foto)

Ka kohë që Ardit Gjebrea nuk është shfaqur në skenën e muzikës me ndonjë projekt të ri.

Ylli i njohur për potencën vokale, pritet të kthehet në skenat shqiptare.

Pikërisht, ai do të marrë pjesë në Kënga Magjike, festival i të cilit është vet autor.

Kënga po punohet nga Darko Dimitrov, kurse tekstin po e realizon Olti Curri.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth estradës shqiptare

Dueti do të realizohet me Ana Gjebrean, një këngë dashurie, e cila do të titullohet “Për ty”.

“Në studion e Darko Dimitrov sepse këtë herë i rikthehem dashruisë – këngës me një duet. E me kë tjetër? Me Ana Gjebrean”, u shpreh Arditi në postimin e tij në Insta.

Ardit Gjebrea është producent i festivalit “Kënga Magjike” dhe emisionit më të shikuar të fundjavës në Shqipëri, “E diela shqiptare”. /Telegrafi/