Site icon Telegrafi

Ardit Ferizi pritet të pranojë fajësinë për bashkëpunim me ISIS-in

Ardit Ferizi, shtetasi i Kosovës i akuzuar për hakimin e kompjuterëve për të zbuluar të dhënat personale të ushtarakëve amerikanë për ISIS-in, pritet të pranojë fajësinë, raporton “Daily Reporter”.

Të dhënat e gjykatës tregojnë se seanca për pranimin e fajësisë është caktuar për të mërkurën në gjykatën federale në Aleksandria, në Virgjinia të SHBA-ve. Fillimisht ai ishte deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave për ofrimin e materialeve ndaj terroristëve dhe për vjedhje të identitetit, transmeton Koha.net.

Prokurorët thonë se Ferizi kishte hakuar në të dhënat e një kompanie private dhe ka zbuluar emra, fjalëkalime të emaileve dhe numra telefoni të mbi 1,300 shërbyesve ushtarakë amerikanë për Shtetin Islamik vitin e kaluar. Shteti Islamik më pas kishte publikuar të dhënat në Twitter me një kërcënim.

Ferizi u arrestua në Malajzi në muajin tetor të vitit të kaluar dhe u dërgua në SHBA për t’u ballafaquar me akuzat në janar.

Exit mobile version