Site icon Telegrafi

Ardiana sjell një tjetër ‘cover’, pritet mirë kënga ti m’ke braktisur

Këngëtarja nga Vitia, Ardiana Dili ka sjellë ‘Coverin’ e tretë brenda tre muajsh për adhuruesit e saj.

Ardiana së fundmi ka publikuar ‘Coverin’ e këngës Ti m’ke braktisur të Petrit Muçës, duke e kënduar atë në mënyrë të mrekullueshme.

Video e kësaj kënge është bërë nga MProduciton, ndërsa riorekstrimi është bërë te Studio Labi.

Dy muaj më parë Ardiana kishte bërë ‘coverin’ e këngës ‘Pash dy syt në ball’ të këngëtares Fatjeta Barbullushi, ndërsa një muaj më parë ajo solli para adhuruesve të vet ‘coverin’ e këngës Le të qeshin syt e tu të grupit legjendar TNT.


Përveç ‘covereve’ të ndryshme, Ardiana së shpejti pritet të vije edhe me projekte për adhuruesit e muzikës së saj.

Ndryshe këngëtarja nga Vitia momentalisht është e angazhuar në mbrëmje të shumta në vend. /Telegrafi/

 

Exit mobile version