Telegrafi

Ardian Rexhepi sjell këngën e re “Xhanëm” (Video)

Këngëtari Ardian Rexhepi ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.

“Xhanëm”, mban titullin kënga e tij më e re, e cila është punuar nga “Diez Music”, ndërsa tekstin e saj e kanë shkruar Bini Nebihu dhe vet Ardiani.

Kënga është shoqëruar edhe me një klip mjaft veror, të cilin e ka punuar produksioni XL Films.

Rexhepi shpreson se kënga e tij e re, do të pritet mirë nga publiku. /Telegrafi/