Site icon Telegrafi

Ardian Nuhiu pas fitores ndaj Ballkanit: Shpirti luftarak na sjelli fitoren e merituar

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ndihet i lumtur me paraqitjen dhe fitoren e ekipit të tij në derbin e javës ndaj Ballkanit.

Drita ka arritur të triumfojë me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Ballkanit në ndeshjen derbi të javës së 16-të në Superligën e Kosovës dhe të rrëmbej pozitën e parë ne tabelë.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Kastriot Rexha (31’, 45’) për vendasit dhe Mirlind Daku (44’) për mysafirët.

Lexo po ashtu Drita fiton derbin e zjarrtë ndaj Ballkanit dhe rrëmben pozitën e parë, Kastriot Rexha hero i ‘Intelektualëve’

Pas kësaj fitore ka folur trajneri i vendasve, Nuhiu, i cili është ndarë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve, ndërsa fitoren e ka cilësuar të merituar.

“Një ndeshje e luftuar shumë nga futbollistët dhe me shumë dëshirë. Shpirti luftarak në bëri të vijmë deri të fitorja”, ka thënë fillimisht Nuhiu.

Lexo po ashtu Ismet Munishi pas humbjes nga Drita: I kënaqur me paraqitjen dhe lojtarët, u ndëshkuam nga episodet

“Kishim një kundërshtar të vështirë që na vuri në vështirësi, por ishim në konkret dhe eksperienca jonë na bëri të arrijmë te fitorja”.

“Mendoj se ishte fitore shumë e merituar. Shpirti i grupit, i futbollistëve, karakteri na bëri që të arrijmë fitoren e merituar dhe jam i kënaqur”, përfundoi trajneri i Dritës. /Telegrafi/  

Exit mobile version