Telegrafi

Ardian Nuhiu i lumtur me fitoren, thotë se erdhi pas ndeshjeve të mira

Drita ka shënuar fitore ndaj Llapit në kuadër të javës së pestë me rezultat të thellë 4-0.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, u nda i kënaqur me fitore, duke thënë se kjo erdhi pas ndeshjeve të mira që i kishin.

“Ky rezultat është si rrjedhojë e asaj që kemi bërë lojë të mirë edhe në ndeshjet e tjera. Kishim raste, por nuk i kemi realizuar”.

“Ndaj Llapit ruajtëm qetësinë për të shkuar te golat dhe shënuam. Përveç golave të penalltisë, kishim dhe raste të tjera. I përgëzoj djemtë për angazhimin dhe durimin”.

“Fitoren ua dedikoj tifozëve tanë që na mbështetën tërë kohën. Është vetëm fillimi i kampionatit, duhet të jemi të qetë. Na pret punë e madhe”, ka thënë Nuhiu. /Telegrafi/