Drita ka marrë fitoren e dytë këtë edicion, pasi ka mposhtur Malishevën me rezultat 0-1.
Ardit Tahiri ishte përsëri hero i gjilanasve me golin e shënuar nga fundin e ndeshjes.
Por kjo ndeshje ishte speciale për trajnerin e Dritës, Ardian Nuhiun.
Tekniku shkupjan ndaj Malishevës ka pasur paraqitjen e 100 jubilare në krye të Dritës.
Takimi ndaj skuadrës së Malishevës ishte i 100-ti për Nuhiun si trajner i Dritës në ndeshjet zyrtare si Superliga e Kosovës, Kupa e Kosovës, Liga e Kampionëve, Liga e Evropës dhe UEFA Conference League.
Në këto 100 ndeshje, Nuhiu ka bilanc fantastik duke arritur 58 fitore, 21 barazime dhe 21 humbje. /Telegrafi/