Prishtina sot do të luajë ndeshjen parakualifikuese të Ligën së Evropës.
Prishtinasit do të përballen me skuadrën e Gjibraltarit, FC Europa, e cila është edhe mikpritëse e takimit të parë mes këtyre dyja ekipeve.
Para takimit të sotëm, i cili pritet të startojë në ora 18:00 në Gjibralatar, ka folur edhe trajneri i mirënjohur shqiptar, Ardian Kozniku.
Ky i fundit ka pohuar se skuadra jonë ka gjasa të mira dhe pret që të paraqitet më mirë se sa vitin e kaluar kur u eliminuan prej Norkopping.
“Besoj që Prishtina do të kalojë në raundin e ardhshëm pasi që ka ekip më të mirë se sezonin e kaluar. Gjithashtu do të jetë edhe më e pjekur pasi që do të ketë më shumë përvojë”, tha ai.
Kujtojmë se gjakovari është lojtari i vetëm që ka arritur të marr një medalje në kampionatet botërore të futbollit.
Ardian Kozniku ka qenë pjesë e gjeneratës që konsiderohet e artë e Kroacisë, e cila është renditur në vendin e tretë në Kupën e Botës së vitit 1998. /Telegrafi/