Telegrafi

Ardian Kozhani nënshkruan për Hajvalinë

Kozhani më parë është paraqitur për kampionin në fuqi, Prishtinën, si dhe klubin nga Gjilani, Drita.

Mesfushori më tetë janar është paraqitur për herë të parë në stërvitje me skuadrën e tij të re. Me Kozhanin, Hajvalia vetëm se po i përforcon radhët e veta për të siguruar një pozitë sa më të mirë në tabelë gjatë stinorit pranveror./Telegrafi/