Site icon Telegrafi

Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini pret në takim zv.Ministren e MKRS Daulina Osmani, diskutojnë për infrastrukturën sportive në Gjakovë

Gjatë ditës së sotme kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka pritur në një takim pune zv.Ministren e Ministrisë  së Kulturës, Rinisë e Sportit, Daulina Osmani.

Kryetari Gjini ka bërë të ditur që në këtë takim së bashku me zv.Ministren Osmani është diskutuar gjendja e infrastrukturës sportive në Komunën e Gjakovës, si dhe ndikimin që ka Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në këtë lloj të infrastrukturës.

Gjini dhe Osmani, së bashku vizituan edhe punimet që po zhvillohen në Stadiumin e Qytetit në Gjakovë, ku të dy kontratat, pjesa e buxhetuar nga Komuna e Gjakovës dhe ajo nga MKRS po ecin me ritëm të shpejtë.

Theksojmë që gjatë ditës së djeshme në fushën e Stadiumit të Qytetit në Gjakovë ka filluar të shtrohet bari natyral, ku pas përfundimit të punimeve ky stadium do të ketë një kapacitet prej 14 mijë e 500 ulëseve dhe do të jetë një stadium i kategorisë së katërt të UEFA-s. /Telegrafi/

Exit mobile version