Gjatë emisionit “Jeta në Komuna”, përballë Jeta Xharrës, i pari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, theksoi disa nga të arriturat e tij që nga viti 2017.
Si arritje Gjini tha se gjatë mandatit të tij në dy vitet e para me ujë të pijshëm janë bërë 44 fshatra, ndërsa vetëm 4 prej tyre kanë mbetur pa u lidhur në rrjet.
Fshatrat pa ujë të pijshëm janë Godeni, Kosharja, Zylfaj e Gërqina.
Ai tha se Gjakova deri në përfundim të mandatit të tij do t’i ketë të gjitha fshatrat me ujësjellës.
Lidhur me këtë, Gjini në fushatë kishte premtuar se do t’i jepte 400 mijë euro për ujë të pijshëm, e deri më tani ai tha se Komuna i ka dhënë 1 milion e 300 mijë euro.
Të ftuar në studio janë edhe tre asamblistë, dy prej tyre nga opozita, Ali Tafarshiku nga Alternativa, Mimoza Shala nga Vetëvendosje dhe Shpend Kumnova nga AAK-ja, ndërsa në Zoom Ideal Zhaveli nga Këshilli Rinor i Veprimit Lokal- KVRL./kallxo.com