Telegrafi

Ardian Bujupi zbulon datën e saktë të lansimit të këngës së re

Ardian Bujupi (Foto: Instagram)

Muajin e kaluar, këngëtari Ardian Bujupi bëri bujë të madhe me disa postime që ndau në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për fotografitë ku shfaqej i gjakosur në fytyrë dhe që bëri të mendohej se kishte të bënte me një aksident me makinë.

Megjithatë, ai më pas njoftoi fansat se imazhet ishin pjesë e prapaskenave të videoklipit të ri.


Për këtë të fundit, artisti shqiptar tregoi më shumë detaje pasi pritet të lansohet brenda pak ditësh.

Në një njoftim të ndarë në Instagram, Ardiani zbulon se klipi i ri do të lansohet më 29 janar.

Lexo po ashtu Pjesa ku shfaqet i gjakosur në fytyrë, Ardian Bujupi tregon se është nga xhirimet e klipit të ri

“Vazhdon, 29.01”, ka shkruar ai.

E fundit këngë e publikuar nga Ardiani mbetet “Juliet”, që deri më tani ka grumbulluar katër milionë klikime. /Telegrafi/