Telegrafi

Ardian Bujupi tregon se si duket pas një koncerti: Faleminderit për respektin dhe dashurinë që po ma dhuroni

Artisti shqiptar, që jeton dhe vepron në Gjermani, Ardian Bujupi, i është rikthyer koncerteve pas një kohe të gjatë.

Ai tashmë po qëndron në Kosovë dhe gjatë kësaj vere është i pranishëm për të performuar në thuajse çdo qytet shqiptar.

I njëjti së fundmi ka publikuar një imazh se si duket pas një mbrëmje muzikore dhe thotë se e dëshiron këtë pamje.

Ardian Bujupi (Foto: Instagram)

“Për çdo ditë koncerte dhe e dua këtë. Faleminderit për respektin dhe dashurinë që po ma dhuroni në çdo koncert timin”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ardian Bujupi

Krijuesi i shumë hiteve është shumë i pëlqyer dhe ndër më të kërkuarit në tregun muzikor.

Bujupi po ashtu po shijon suksesin e albumit të ri “10/10” që e solli në maj për të shënuar 10 vjetorin e karrierës.

Albumi u prit mirë dhe tani ka grumbulluar klikime të shumta. /Telegrafi/