Artisti shqiptar, që jeton dhe vepron në Gjermani, Ardian Bujupi, i është rikthyer koncerteve pas një kohe të gjatë.
Ai tashmë po qëndron në Kosovë dhe gjatë kësaj vere është i pranishëm për të performuar në thuajse çdo qytet shqiptar.
I njëjti së fundmi ka publikuar një imazh se si duket pas një mbrëmje muzikore dhe thotë se e dëshiron këtë pamje.
“Për çdo ditë koncerte dhe e dua këtë. Faleminderit për respektin dhe dashurinë që po ma dhuroni në çdo koncert timin”, ka shkruar ai.
Krijuesi i shumë hiteve është shumë i pëlqyer dhe ndër më të kërkuarit në tregun muzikor.
Bujupi po ashtu po shijon suksesin e albumit të ri “10/10” që e solli në maj për të shënuar 10 vjetorin e karrierës.
Albumi u prit mirë dhe tani ka grumbulluar klikime të shumta. /Telegrafi/