Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi, kohëve të fundit ka qenë shumë i komentuar për një lidhje të re dashurie.
Ai është përfolur vazhdimisht për raportin me ish-konkurrenten e “Përputhen”, Jasmin Kadriun.
Kjo pasi dyshja janë shfaqur në skena intime në një nga këngët e artistit “Tranova”, që u publikua muaj më parë.
Lidhur me këto thashetheme së fundmi ka folur vet këngëtari duke treguar se si qëndron e vërteta.
I njëjti ishte i ftuar në një intervistë në “Pushime On Top”, ku edhe ka folur për Jasminën.
“Jasmina është shoqja ime, më ka ndihmuar me klipin unë i çmoj njerëzit që më ndihmojnë. Çfarë ka ndodhur në jetën personale mbetet personale”, u shpreh ai.
Kujtojmë që Jasmina u bë e njohur nga formati “Përputhen”, si pjesë e edicionit të parë të këtij programi të dashurisë. /Telegrafi/