Site icon Telegrafi

Ardian Bujupi sjell këngën e re “Nichts fur immer”

Foto: Ardian Bujupi/YouTube

Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.

“Nichts fur immer” mban titullin kënga e tij e re, e cila vjen në gjuhën gjermane, pasi ka tash e sa kohë që ai është pjesë edhe e tregut gjerman.

Muzika është punuar nga producentët Maxe, Neal dhe Alex, teksa tekstin e saj e ka shkruar vet Ardiani.

Foto: Ardian Bujupi/YouTube

Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili e sjell këngëtarin me prejardhje nga Drenasi në disa skena, ku paraqitja me stil nuk mungon.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Regjisori i klipit është Dominik Braz Bittrich.

Ardiani përndryshe vazhdon të jetë shumë i angazhuar me projekte muzikore në tregun vendosur dhe atë gjerman, teksa është një artist mjaft i dëgjuar dhe i pëlqyer në të dyja tregjet. /Telegrafi/

Exit mobile version