Telegrafi

Ardian Bujupi sjell këngën e re “Casino”

Ardian Bujupi në klipin e ri (Foto: YouTube)

Ardian Bujupi ka prezantuar para fansave projektin më të ri muzikor.

“Casino” mban titullin kënga e re e këngëtarit shqiptar, të cilën e ka shoqëruar me një video mjaft të veçantë.

Projekti është realizuar në gjuhën gjermane, derisa ka një tematikë të thellë sociale.

Pjesë nga klipi i Ardian Bujupit (Foto: YouTube)

“Casino” tashmë është publikuar në të gjitha platformat e ndryshme muzikore dhe është pjesë e albumit të ri të Ardianit, “Rahat”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ardian Bujupi

I njëjtë këtë vit solli një sërë projektesh të suksesshme, që u mirëpritën nga publiku. / Telegrafi/