Ardian Bujupi ka prezantuar para fansave projektin më të ri muzikor.
“Casino” mban titullin kënga e re e këngëtarit shqiptar, të cilën e ka shoqëruar me një video mjaft të veçantë.
Projekti është realizuar në gjuhën gjermane, derisa ka një tematikë të thellë sociale.
“Casino” tashmë është publikuar në të gjitha platformat e ndryshme muzikore dhe është pjesë e albumit të ri të Ardianit, “Rahat”.
I njëjtë këtë vit solli një sërë projektesh të suksesshme, që u mirëpritën nga publiku. / Telegrafi/