Telegrafi

Ardian Bujupi publikon prapaskena nga xhirimi i klipit me Helly Luv, këngëtarja kurde bën shqiponjën me duar

Ardian Bujupi dhe Helly Luv (Foto: YouTube/ OfficialArdianBujupi/Instagram)

“Guns & Roses” është projekti më i fundit muzikor, të cilin Ardian Bujupi e ka sjellë në bashkëpunim me këngëtaren turke, Helly Luv.

Që në ditët e para të lansimit, kënga është pëlqyer nga fansat e tyre dhe tashmë ka kaluar shifrën prej dy milionë shikimesh në YouTube.

Ndërsa duke shënuar këtë arritje, këngëtari shqiptar e ka publikuar edhe një video nga prapaskenat e xhirimit të videoklipit.

Lexo po ashtu Lajmet për Ardian Bujupin

Teksa shihen dy këngëtarët duke i xhiruar pjesët e tyre, në Ardiani dhe Helly Luv bëjnë bashkë simbolin e shqiponjës me duar.

Helly Luv (emri i vërtetë Helan Abdulla) është një këngëtare, valltare, koreografe, aktore dhe modele kurde, e lindur në Urmia të Iranit.

Karriera e 30-vjeçares filloi duke publikuar video në Myspace dhe YouTube, teksa këndonte versionet e saja të këngëve të njohura.

Ajo më vonë nisi të lansonte materiale të saja muzikore, si dhe është paraqitur si aktore në filma dhe videoklipe të ndryshme.

Helly u bë e popullarizuar falë suksesit të këngës “Risk It All” të publikuar në vitin 2013 dhe pastaj vazhdoi me projekte tjera të suksesshme muzikore dhe filmike. /Telegrafi/