“Wallah Ich Leb” është titulli i këngës më të re të Ardian Bujupit.
Kënga është kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa 11 orë pas publikimit, videoja ka marrë mijëra shikime në YouTube.
Ky projekt i këngëtarit Bujupi është mjaft ritmik dhe videoklipi i është përshtatur stinës së verës.
Këngëtari shqiptar i cili jeton dhe vepron në Gjermani, muajin e kaluar për nder të Ramazanit kishte ndërprerë të gjitha koncertet.
Ndërkaq, pas këtij muaji paralajmëroi projekte të reja dhe koncerte të ndryshme përfshirë edhe trojet shqiptare.
Theksojmë se “Wie im traum” ishte projekti i fundit muzikor i këngëtarit, të cilin e solli në duet me Fero47, dhe u prit mirë nga fansat e tij. /Telegrafi/