Telegrafi

Ardian Bujupi publikon këngën e re “Ohne Warnung” të realizuar me fansat e tij nga karantina

Në këtë kohë pandemie globale, një projekt të ri muzikor dhe mjaft të veçantë e ka publikuar këngëtari Ardian Bujupi.

Duke qenë se të gjithë jemi në vetë-izolim, këtë këngë artisti shqiptar e ka realizuar në shtëpi, në të cilën ka përfshirë edhe video të fansave të tij nga karantina.

“Ohne Warnung” mban titullin kënga e tij që në shqip përkthehet “Pa paralajmërim”, e që tashmë e gjeni të lansuar edhe në kanalin YouTube.

Ardian Bujupi (Foto: YouTube)

“Faleminderit të gjithëve që morën pjesë në videon time muzikore! Ne rrimë së bashku edhe në këtë kohë të vështirë”, ka qenë përshkrimi në një pjesë të këngës të ndarë në Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ardian Bujupi

Projekti është lansuar edhe në platformat e tjera muzikore dhe reagimet e fansave ishin të menjëhershme në këto rrjete të popullarizuara.

Artisti shqiptar përndryshe është vetë-karantinuar në shtëpinë e tij në Gjermani dhe këto ditë ka ndarë me fansat këshilla e mesazhe të ndryshme inkurajuese. /Telegrafi/