Telegrafi

Ardian Bujupi po vjen me “Çika, çika”

Së shpejti tregut muzikor shqiptar pritet ti shtohet edhe një këngë e re argëtuese.

Është Ardian Bujupi, këngëtari i radhës që ka nisur të punojë në projektin e ri.

Kështu së paku ka bërë të ditur vet artisti përmes rrjeteve sociale teksa ka zbuluar edhe kujt i dedikohet kënga e re.

Në fakt, ai ka publikuar titullin e këngës “Çika, Çika” në llogarinë personale në Instagram, ku ka publikuar edhe disa imazhe fotografike.

Këto të fundit janë marrë prej xhirimeve të videos së këngës, të cilat tashmë kanë filluar në shtetin gjerman.

Kujtojmë se muaj më parë Ardiani solli këngën “Arigato”, i cili deri më tani është shikuar rreth dy milionë herë në YouTube.

Ndryshe, ky nuk do të jetë projekti i fundit i këngëtarit që do ta sjell gjatë këtij viti. /Telegrafi/